Zhvillime dramatike: Emre Can transferohet në Milan

11:43 | 18 Janar 2020

Afati i janarit po shkon drejt fundit dhe klubet e mëdha janë duke u përprjekur që t’i bëjnë transferimet e nevojshme për vazhdimin e sezonit.

Kësisoj Milan është në kërkim të një mesfushori i cili do ta zëvendësosnte Franck Kessie i cili pritet të largohët ditëve në vazdhim drejt Premierligës.

Orët e fundit të gjithë mediat me Itali e përfolën emrin e Emre Can për ta zëvendësuar Kessien, përcjell ORAinfo.

Can nuk ka arritur të gjejë minuta të mjaftushëm të Juventus dhe largimi i tij nga ‘Zonja e Vjetër’ është çështje ditësh.

Kjo ka bërë që Milan të interesohet për mesfushorin gjerman për ta forcuar mesfushën.

Duke pas parasysh lëvizjen e shpeshtë të lojtarëve mes Milanit dhe Juventusit, kalimi i Can në ‘San Siro’ mund të duket punë e kryer. /ORAinfo/

Komento: