Zhvillime të papritura, Barcelona synon transferimin e yllit të Real Madrid

16:24 | 09 Qershor 2020

Afati i transferimeve të verës po vjen dhe gjigantët evropian i kanë gati synimet e tyre për tu forcuar gjatë verës.

Barcelona janë duke synuar transferimin e mesfushorit të Real Madrid, Dani Ceballos, i cili është i huazuar tek Arsenal.

‘Don Balon’ raporton se kampionët e La Ligas kanë hedhur shikimin drejt mesfushorit 23 vjeçar të Real Madrid, përcjell lajmi.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka punuar me mesfushorin spanjoll te Real Madrid në një periudhë të shkurtër, para se Ceballos të transferohet te Real Madrid në vitin 2017.

Ceballos këtë sezon po e kalon tek Arsenal si i huazuar, por ka shprehur dëshirën haptas për t’u rikthyer në ‘Santiago Bernabeu’.

23 vjeçari Ceballos, te Real Madrid është paraqitur 35 herë, duke shënuar edhe pesë gola.

Vlen të ceket se lojtari ka regjistruar nëntë ndeshje edhe për Kombëtaren e Real Madrid.

Komento: