Zhvillime të papritura, Inter po i’a rrëmben Milanit Franck Kessie! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zhvillime të papritura, Inter po i’a rrëmben Milanit Franck Kessie!

13:35 | 15 Janar 2020

Inter ende nuk ka arritur që të sigurojë transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.

Kjo ka bërë që Conte të mos rrijë duarkryq. Alternativë për ta zëvendësuar Vidal sipas Contës është mesfushori i rivalit në Serie A, Milanit, Franck Kessié.

Corriere dello Sport raporton sot se 23-vjeçari është lidhur me një largim nga klubi ‘Kuq e Zi’ në dritaren e transferimit në janar, kryesisht për shkak të çështjeve të tij disiplinore, përcjell ORAinfo.

Nga ana tjetër, Interi po kërkon të forcojë mesfushën e tyre për pjesën tjetër të fushatës dhe ka qenë i lidhur shumë me Vidal të Barcëlonës.

Por sipas raportit të fundit, largimi i kilianit po duket i pamundur pas ardhjes së një trajneri të ri në klubin, duke bërë që hierarkia e Interit tani po kërkon të bëjë një veprim për Kessié në afatin kalimtar të janarit.

Mbetët të shihet nëse Milan do të lejojë largimi e Kessie të rivali i tyre i madh. /ORAinfo/

Komento: