Duket se ka akoma më shumë lojtarë që diskutohen si pjesë e boshtit të tregut midis AC Milan dhe Real Madrid.
Rossonerët janë mbyllur në bisedime me gjigandët e LaLiga rreth mundësisë për të marrë Brahim Diaz përsëri në huazim me një mundësi për të blerë, ndërsa burime të shumta kanë përmendur se Alvaro Odriozola mbetet një alternativë ndaj Diogo Dalot dhe për të cilin është biseduar.
E lajmet e fundit nga Italia raprotojnë se profili i Luka Jovic është ai që mund të kthehet në krye të listës së dëshirave të Milanit nëse negociatat për blerjen e Olivier Giroud nga Chelsea nuk mbyllen shpejt, përcjell ORAinfo.
Jovic ishte i lidhur fort me një lëvizje në Milano vitin e kaluar kur qëndrimi i Ibrahimovic ishte i pasigurt, dhe para kësaj kur Ralf Rangnick u duk i sigurt për t’u bërë trajneri i ri kryesor i Milanit.
Reprezentuesi serb kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar përsëri në huazim në Eintracht Frankfurt, duke shënuar 4 gola në 18 paraqitje.
Mbetet të shihet nëse Milan kësaj radhe do të bëjë ofertë zyrtare për Jovicin. /ORAinfo/