Zhvillime të papritura, Under Cengiz po transferohet të Milan

08:56 | 12 Maj 2020

AC Milan mund të nisë një ofertë të re për yllin tukr Under Cengiz.

Gazzetta dello Sport raporton sot se klubi i Romës është i gatshëm ta shes atë në afatin e transmerimeve të verës, përcjell ORAinfo.

Milani ishte i lidhur me Under gjatë gjithë dritares së transferimit të dimrit, pasi synonte ta gjenjë një zëvendësim për Suso-n, i cili përfundoj të Sevilla në ditën e parafundit të dritares.

Për yllin turk interesi ka shfaqur edhe Atalanta dhe Everton.

Mirëpo Milan është në pozitë me të favorshme për t’i siguruar shërbimet e lojtarit, duke pas parasysh edhe kontaktet e me hershme që drejtuesit e Milan kishin bërë me ata të Romës për Cengiz.

Sigurisht, çdo veprim do të varet nga kush do të jetë trajneri i radhës të Milan, me raportet që sugjerojnë që Ralf Rangnick është favoriti aktual.

Komento: