Zhvillime të papritura, Vedat Muriqi po transferohet në Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zhvillime të papritura, Vedat Muriqi po transferohet në Serie A

09:09 | 11 Shtator 2019

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në paraqitjet e tij me Kombëtaren e Kosovës.

Sulmuesi 25 vjeçar i Fenerbahçe, Vedat Muriqi ka tërhequr interesimin e gjigantit nga Premier League, Tottenham.

E sot Calciomercato raporton se interesim për sulmuesin kosovar kanë shprehur edhe dy ekipe nga Serie A, përcjell ORAinfo.

Lazio dhe Fiorentina janë dy ekipet italiane që janë duke e ndejkur sulmuesin e Kosovës.

Mbetet të shihet se cili ekip do ta fitojë garën për ‘bishën’ e sulmit të Kosovës.

Muriqi është nisur për një fillim fluturues me Fenerbahçe këtë sezon, duke shënuar dy gola në hapjen e tre ndeshjeve të klubit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!