“Zhvillime të rëndësishme mbi stadiumin e Milanos”

19:21 | 17 Qershor 2021

Zhvillime të rëndësishme mbi stadiumin e ri të Milanos! Pasi Elliott pret Interin, duket se tashmë ka hapa të rëndësishëm përpara.

Javët e fundit, ka pasur një tension të vogël, por gjithçka duket se ka kaluar pas takimit të djeshëm në Palazzo Marino midis presidentit të Interit Steven Zhang, CEO-s zikaltër për anën financiare Alessandro Antonello dhe kryetarit të Bashkisë së Milanos Giuseppe Sala: siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, ishte një takim “sqarimi”, gjatë të cilit numri 1 i Inter konfirmoi angazhimin afatgjatë të Suning ndaj klubit.

Pasi problemet janë kapërcyer (Sala donte të ishte i sigurt për vazhdimësinë e biznesit te Interi), ndërtimi i stadiumit të ri të Milanos dhe Interit duket se është më afër…

Komento: