Zhvillimet në vend, Kurti ju jep llogari deputetëve në Kuvend

08:58 | 30 Nëntor 2022

Kryeministri Kurti sot në interpelancë para deputetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në vend.

Kurti është ftuar në interpelancë nga deputetët e opozitës. Interpelanca do të mbahet nesër në orën 11:30.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, thuhet në njoftim.

Komento: