Zidane dëshiron ta fitojë këtë trofe me Real Madridin

14:27 | 22 Janar 2020

Trofeu që Zidane dëshiron ta fitojë në Real Madrid.

Zinedine Zidane ka një arsye shtesë ta fitojë trofeun e Copa del Rey me Real Madridin.

Zinedine Zidane ka arritur dy herë në finalen e Copa del Rey si futbollist, por është një nga pak gara të cilat nuk i ka fituar.

Humbjet nga Deportivo La Coruna më 2002 dhe Real Zaragoza më 2004 ia përfunduan shpresat ta fitonte trofeun në fushë si futbollist.

Kurse, ai ende nuk e ka fituar as si trajner, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.

Me tri Liga të Kampionëve, një titull në La Ligë, dy Superkupa të Evropës, dy Superkupa të Spanjës, dy Kupa të botës për klube, Copa del Rey është i vetmi titull që nuk e ka fituar si trajner në Real Madrid.

Pas pesë përpjekjeve të dështuara si trajner, Zidane do ta fillojë ndjekjen e trofeut në Salamanca të mërkurën në ballafaqimin me Unionistas.

Komento: