Zidane me deklaratë bombastike për klubin

22:31 | 12 Korrik 2020

Zidane thotë Real Madrid një nga klubet më të rëndësishëm në histori.

Zinedine Zidane ka folur në konferencën para ndeshjes me Granadën në kampionat.

Francezi tregoi se ishte java më e vështirë e sezonit në aspektin fizik, por siguroi se e vetmja gjë që kanë në mendje lojtarët është t’i marrin sfidat me radhë.

Shumë është folur në ndeshjet e fundit për VAR-in që po ndihmon Real Madridin, por Zidanit nuk i intereson kjo gjë. “Nuk më intereson kur njerëzit flasin për këtë gjë. Të gjithë mund të japin mendimin e tyre por Real Madrid është Real Madrid, një ndër klubet më të rëndësishme në histori. Të gjithë mund të japin mendimin e tyre, por unë nuk do përfshihem në opinionet e të tjerëve. Ne po japim gjithçka në fushë dhe kjo është ajo që më intereson“.

Zidan u shpreh i lumtur edhe me portierin e tij që ka qenë fantastik këtë sezon. “Skuadra është e balancuar dhe unë jam i lumtur me punën në mbrojtje të Kurtuas dhe të gjithë skuadrës. Kjo skuadër gjithmonë dëshiron të arrijë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.

Komento: