Zidane në fund të sezonit mund të jap dorëheqje, kjo është arsyeja

23:52 | 03 Maj 2021

Zidane mund të jap dorëheqje në fund të sezonit, ja destinacioni i radhës.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mund të largohet nga stoli nëse dështojnë ta fitojnë La Liga-n këtë edicion.

Gara e ashpër për titull mbetet mes katër skuadrave, derisa vetëm gjashtë pikë i ndajnë, transmeton lajmi net.

Ateltico Madrid është lider me 76 pikë, ndjekur nga Real Madrid dhe Barcelona me 74, derisa Sevilla renditët në vendin e katërt me 70 sosh, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Me katër ndeshje të mbetura që do jenë vendimtare, presioni te Zidane është i madh që të sjell trofeun e 35-të në klub.Sipas Calciomercato, nëse tekniku francez dështon, atëherë me shumë gjasa do jep dorëheqje.

Ky medium italian ka bërë të ditur se destinacioni i radhës do jetë gjiganti i Seria A, Juventus.“Zonja e Vjetër” thuhet se ka vendosur ta shkarkojë Pirlon në fund të sezonit dhe janë të hapur t’ia besojnë stolin Zidanes.

Komento: