Zidane nuk po mendon për transferime të reja te Real Madrid

19:23 | 25 Shtator 2020

Zidane nuk pret transferime të reja te Real Madrid.

Skuadra e Real Madrid duket se nuk kalkulon në përforcime të reja për sezonin e ri.

Trajneri i skuadrës ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë nga skuadra ndonjë lëvizje të re.

“Kjo është skuadra me të cilën duhet të punoj. Nuk do të kërkoj për asgjë më shumë”, ka thënë Zidane.

“Por, unë e di se çdo gjë mund të ndodh deri më 5 tetor. Mendoj se gjëja më e mirë për trajnerët është mbyllja e merkatos”, shtoi mes tjerash francezi.

Real Madrid kanë larguar nga radhët e tyre emra si Gareth Bale, por nuk do të kërkojnë më shumë përforcime.

Komento: