Zidane tregon se a do të luaj Hazard në finalen e Superkupës

13:16 | 04 Janar 2020

Telashe për Realin.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se i lënduari Eden Hazard do të mungojë në Superkupën e Spanjës që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Hazard nuk është paraqitur për Real Madrid që nga problemi i paraqitur në nyje në ndeshjen e 26 nëntorit në Ligën e Kampionëve kundër PSG.

28 vjeçari nuk do të udhëtojë me skuadrën javën e ardhshme në Lindjen e Mesme për Superkupën e Spanjës, që Real Madrid e zhvillon kundër Valencias.

“Ai 100 për qind do të mungojë në Superkupë”, ka deklaruar Zinedine Zidane, përcjell lajmi.

“Ai nuk do të udhëtojë dhe në këto momente gjendet në një proces normal të rikuperimit”.

“Shpresoj që pas Superkupës, ta shohim sërish me ne”

Komento: