Zidane zbulon përforcimin e ri të Realit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zidane zbulon përforcimin e ri të Realit

12:14 | 02 Shtator 2019

Real Madrid nuk e ka ndërmend të ndalet.

Reali i Madridit po kalon një periudhë mjaft negative në këtë fillim sezoni. Skuadra “Los Blancos” ka grumbulluar vetëm 5 pikë në 3 javët e para, çka ka detyruar drejtuesit që të gjejnë “ndihmë” nga jashtë.

Për këtë, Zinedine Zidane kërkon element të rinj në skuadër dhe Bruno Fernandes duket se është ai i radhës.

Sipas “ESPN”, mes klubit spanjoll dhe mesfushorit është arritur akordi, teksa pritet që lojtari i Sportingut të Lisbonës të prezantohet gjatë ditës së sotme me fanellën e bardhë.

Megjithatë, Fernandes nuk pritet të jetë goditja e vetme e Realit në këtë fund merkato, me Zizu që pranoi hapur se tifozët mund të presin “një ose dy bomba” deri në fund të ditës.

Komento: