Ziyech gëzon Milanin me veprimin e fundit

11:35 | 30 Korrik 2021

AC Milan ka mbajtur kontakte me të afërmit e sulmuesit të Chelsea Hakim Ziyech dhe lojtari duket i tunduar nga një përvojë e re në Serie A.

Edicioni i mëngjesit të La Gazzetta dello Sport shkruan se Milani është gjithmonë në kërkim të një mesfushori të ri sulmues pas lamtumirës së Hakan Calhanoglu, me shumë emra të lidhur në media gjatë ditëve dhe javëve të fundit, përcjell ORAinfo.

Në listën e objektivave është Ziyech, dhe gazeta shkruan se dialogu midis menaxhmentit të Milanos dhe përfaqësuesve të lojtarit janë gjithmonë të gjalla.

Duhet të theksohet se Milani dhe Chelsea kanë marrëdhënie të shkëlqyera gjithashtu pas operacioneve Fikayo Tomori dhe Olivier Giroud, diçka që mund të favorizojë këtë negociatë.

Për më tepër, një dritë e gjerlbër ta arritur edhe nga lojtari Ziyech i cili thuhet se është magjepsur nga mundësia për të luajtur në Itali, një vend ku ai nuk ka luajtur më parë. /ORAinfo/

Komento: