‘Zjarr’, çka po paralajmëron Genta pak ditë para se të bëhet nënë e dy binjakëve?

13:06 | 18 Janar 2022

Genta Ismaili gëzon fansat me lajmin e fundit.

Ka muaj që i ka munguar skenës dhe ndjekësve të saj, pa publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Por Genta Ismaili tashmë do të rikthehet me këngë të re.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja përmes disa videove të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo sot ka publikuar një vide ku ka treguar se të enjten në ora 23:59 do të publikohet kënga e saj e re, për të cilën ka lënë të kuptohet që është bashkëpunim.

Detaje të tjera rreth këngës këngëtarja nuk ka dhënë. Por që ka paralajmëruar se do të jetë ‘zjarr’. /ORAinfo/

Komento: