
Zjarr i madh në ballkonin e një ndërtese në Prishtinë.
Një zjarr i madh e ka kapluar ballkonin e një ndërtese në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane në kryeqytet.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Express, teksa shkaqet që kanë çuar deri te ky zjarr mbeten akoma të panjohuara.


Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit për ta lokalizuar zjarrin.