
Në Lipjan, në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv njëri nga pronarët e kompanisë, Banush Fazliu, i cili tha se dëme në njerëz nuk kanë por se dëme të mëdha materiale kanë.
“Zjarri në fabrikën “Vëllezërit e Bashkuar” ka ndodh diku rreth orë 02:00 pas mesnate, Kemi dëme të mëdha diku mbi 1 milionë euro dëme kemi”.
“Për me ndal zjarrin kanë ardh zjarrfikësit nga Lipjani, Shtimja dhe Prishtina, po ashtu ka pasë edhe njësite të policisë së Lipjanit”, ka thënë Fazliu.