Zjarr në Pallatin e Rinisë, dyshohet se u dogj një kabllo elektrike

10:50 | 26 Dhjetor 2021

Policia dhe zjarrfikësit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se është djegur një kabllo elektrike.

Sipas raportimeve të para dyshohet se nga zjarri ka mbetur i lënduar të paktën një person.

Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, duke bërë me dije se njësitet e nevojshme ndodhen në vendngjarje.

“Është raportuar një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Policia dhe zjarrëfikësit janë në lokacion”, ka konfirmuar shkurtë Policia e Kosovës për Express.

Komento: