Zjarr në shtëpinë e pleqve në Prishtinë

19:33 | 19 Shkurt 2024

Sonte në Prishtinë është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Front Online/

Komento: