Zlatan Ibrahimovic rinovon me Milanin

21:38 | 22 Prill 2021

Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar me Milanin.

Tashmë është zyrtare, Zlatan Ibrahimovic do ta veshë fanellën e Milanit deri më 2022. Që prej rikthimit në Milan, Ibra ka bërë 45 paraqitje, ka shënuar 28 gola.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga mediet gjatë gjithë ditës së sotme, Milani ka arritur akordin final për rinovimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic.

Lajmin zyrtar e bën të ditur vetë klubi milanez përmes një postimi në faqen zyrtare, ku njofton se suedezi ka rinovuar kontratën e tij me Kuqezinjtë deri në verën e vitit 2022.

Që prej rikthimit në Milan, Ibra ka bërë 45 paraqitje, ka shënuar 28 gola.
Njoftimi i AC Milan:

“AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimoviç. AC Milan është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka zhvilluar më shumë ndeshje me 84 gola të shënuar në 130 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me AC Milan, kampioni suedez do të veshë fanellën e kuqezinjve përsëri sezonin e ardhshëm”.

Komento: