Zlatan Ibrahimovicin në siklet, shikoni si e përjeton zhgënjimin e Milanit

23:43 | 16 Maj 2021

Kuqezinjtë sot dështuan

Milani nuk mori më shumë se një pikë në përballjen vendimtare ndaj Cagliarit e parafundit për sezonin në Serie A.

Kuqezinjtë sot dështuan për të siguruar kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League.

‘Rosonerët’ ishin dominues dhe patën disa raste për gol, sidomos në pjesën e dytë, por nuk ishin produktivë.

Zlatan Ibrahimoviç e ndoqi ndeshjen nga tribunat, por dukshëm e tradhtonte fytyra zhgënjimin e tij të madh.

Me këtë barazim Juventusi mban gjallë shpresën për të përfunduar në 4 vendet e para të Serisë A.

Komento: