Zogaj: Serbia ndërhyn në zgjedhje në Kosovë për t’i faktorizuar serbët, Kosova ndërhyn në RMV për t’i defaktorizuar shqiptarët

10:33 | 25 Prill 2024
zogaj:-serbia-nderhyn-ne-zgjedhje-ne-kosove-per-t’i-faktorizuar-serbet,-kosova-nderhyn-ne-rmv-per-t’i-defaktorizuar-shqiptaret

Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që e bën Kosova në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai shkroi në Facebook se ndërsa Serbia përpiqet për faktorizimin e serbëve lokalë karshi shtetit të Kosovës, Kosova po e bën të kundërtën, duke i defaktorizuar shqiptarët përballë shumicës maqedonase.

“Ekziston vetem nje dallim ne mes nderhyrjes se Serbise ne zgjedhjet ne Koosve dhe nderhyrja e Kosoves ne Maqedonine e Veriut. Perderisa Serbia fokusohet ne faktorizimin e serbeve lokal karshi shtetit te Kosoves, nderhyrja e Kosoves me Maqedonine e Veriut eshte defaktorizimi i shqiptareve atje perballe shtetit te shumices maqedone. Ne sinkron, gjjthcka tjeter”

Komento: