ZReE deklarohet pas vendimit të Supremes: Tarifat e vendosura mbeten në fuqi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

ZReE deklarohet pas vendimit të Supremes: Tarifat e vendosura mbeten në fuqi

15:24 | 17 Qershor 2022

ZRrE pas vendimit të Supremes: Tarifat e vendosura mbeten në fuqi.

Zyra e Rregullatorit për Energji përmes një komunikate për media ka thënë se përmes Aktgjykimit të Gjykatës Supreme për tarifat e rrymës nënkupton se vendimi i këtij bordi i datës 8 shkurt mbetet në fuqi.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, njofton opinionin se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit ARJ nr.45/2022, ka ndryshuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Supreme, vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji i marrë me 8 shkurt 2022, mbetet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

ZRrE duke u thirrur në vendimin e Supremes thotë se ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore.

“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, Bordi i Zyrës së Rregullator të Energjisë gjatë gjithë punës së tij ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore në fuqi dhe ka ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur. Bordi i ZRRE-së rikujton se çmimet e përcaktuara janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik, rrjedhimisht reflektojnë kostot e sistemit. Mbrojtja e konsumatorëve dhe e gjithë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike dhe afatgjate”, thuhet tutje.

Komento: