Zv/kryeministri Selmanaj nuk merr pjesë në seancë

12:31 | 04 Dhjetor 2020

Driton Selmanaj nuk merr pjesë në seancë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj nuk është duke marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Express.

Lëvizja Vetëvendosje pati paralajmëruar se do ta parandalojnë hyrjen e tij në seancë për shkak të deklaratave të tij ndaj deputetes Saranda Bogujevci.

Prezent në seancë janë zv/kryeministri Besnik Tahiri dhe Albulena Balaj Halimi, por jo edhe Selmanaj, vendi i të cilit është bosh.

Gjatë ditës së djeshme ndërkaq, ishte pikërisht Selmanaj që i kërkoi falje deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, përplasje me të cilën kishte shkaktuar nervozizëm në partinë e Kurtit.

Në ndërkohë Bogujevci pati thënë në Frontal, në T7 që deklarata e Selmanajt e ka fyer me shumë se çdo gjë tjetër.

Komento: