
A mund të vendosë një shtet një kufi të fiksuar për popullsinë e tij?
Kjo është pyetja për të cilën qytetarët e Zvicrës do të votojnë të dielën, kur do të vendosin nëse do të miratojnë një propozim për ta kufizuar popullsinë e vendit në 10 milionë banorë.
Nisma mbështetet nga Swiss People’s Party, një parti e djathtë, e cila e quan atë një “iniciativë për qëndrueshmëri”, me synimin për të ulur presionin mbi strehimin, shërbimet publike dhe mjedisin.
Nga ana tjetër, qeveria zvicerane, të gjitha partitë e tjera kryesore, drejtuesit e biznesit dhe sindikatat e kanë cilësuar propozimin si një “iniciativë kaotike”, duke argumentuar se ai do t’i privojë spitalet dhe hotelet nga fuqia punëtore shumë e nevojshme.
Popullsia e Zvicrës është rritur me ritme të shpejta që nga viti 2002, kur vendi kishte 7.3 milionë banorë.
Sot ajo ka arritur në 9.1 milionë, ndërsa 27% e popullsisë përbëhet nga rezidentë të huaj.
Shumë votues shprehin shqetësime për mbipopullimin në trenat publikë, çmimet e larta të banesave dhe kostot në rritje të kujdesit shëndetësor.
Sondazhet e fundit tregojnë se votimi mund të jetë shumë i ngushtë, shkruan BBC,.“Kemi humbur kontrollin”, ankohet Fiechter, i cili përfaqëson Partinë Popullore Zvicerane në parlamentin e kantonit të Bernës.
“Imigracioni i pakontrolluar po bën që Zvicra të mos jetë më Zvicër”.
Ai beson se problemet me të cilat përballet vendi – si mungesa e banesave, trafiku i rënduar, shkollat e mbingarkuara dhe shërbimet sociale nën presion – janë rezultat i drejtpërdrejtë i imigracionit.
Nga ana tjetër, Genis, e cila është anëtare e Partisë Socialdemokrate dhe e zgjedhur në këshillin bashkiak të qytetit të Bernës, i hedh poshtë këto argumente duke i konsideruar si përpjekje për të gjetur një fajtor të lehtë.
Ajo i tha BBC se: “Nuk janë migrantët ata që përcaktojnë nivelin e qirave. Nuk janë migrantët ata që rrisin primet e sigurimit shëndetësor. Po ashtu, nuk janë migrantët ata që marrin vendime politike për strehimin, infrastrukturën apo investimet sociale”.
Sipas saj, shikimi i problemeve “vetëm përmes prizmit të migracionit nuk çon drejt zgjidhjeve, por drejt përçarjes”.
Propozimi zviceran parashikon që popullsia të mos e kalojë shifrën prej 10 milionë banorësh para vitit 2050 dhe i kërkon qeverisë të ndërmarrë masa sapo numri i banorëve të arrijë në 9.5 milionë.
Këto masa mund të përfshijnë kufizimin e numrit të personave që përfitojnë azil në Zvicër, si dhe heqjen e të drejtës për bashkim familjar për punëtorët e huaj.
Nëse kufiri prej 10 milionë banorësh do të arrihej, marrëveshjet ndërkombëtare që Zvicra ka nënshkruar, përfshirë lëvizjen e lirë të personave me Bashkimin Evropian, do të duhej të ndërpriteshin.
Kjo perspektivë ka shkaktuar shqetësim te Economiesuisse, organizata kryesore që përfaqëson interesat e bizneseve në Zvicër.
Kundërshtarët thonë se kjo është jorealiste, duke treguar se 20% e popullsisë zvicerane tani është mbi 65 vjeç.
Kryeekonomisti i saj, Rudolf Minsch, thotë se nëse mocioni miratohet, Zvicra “mund të përballet me sfida në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian”.
Kjo për shkak se Brukseli i ka paralajmëruar prej kohësh vendet jo-anëtare të BE-së se nuk mund të zgjedhin thjesht avantazhet e tregut të vetëm të BE-së dhe të shmangin angazhimet si lëvizja e lirë e njerëzve.
“BE-ja është ende partneri më i rëndësishëm tregtar për Zvicrën”, shpjegon Minsch, duke shtuar se “është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të qëndrueshme dhe të qarta me partnerin tonë kryesor tregtar”.
Punëdhënësit zviceranë janë gjithashtu të shqetësuar për mungesën e fuqisë punëtore dhe humbjen e aksesit në një grup të gjerë evropian të punëtorëve të kualifikuar.
Gjysma e të gjithë atyre që punojnë në hotelet e Zvicrës janë emigrantë. Spitalet dhe azilet e kujdesit varen gjithashtu nga punëtorët e huaj.
Partia Popullore Zvicerane argumenton se emigracioni në Zvicër thjesht po nxit një kërkesë gjithnjë e në rritje për më shumë shtretër spitalorë dhe më shumë vende në shkolla, dhe se kufizimi i imigracionit do të lehtësonte presionin.
Kundërshtarët thonë se kjo është jorealiste, duke treguar se 20% e popullsisë zvicerane tani është mbi 65 vjeç.
Punëtorët e rinj dhe taksapaguesit e rinj duhet të sigurojnë staf dhe të financojnë nevojat e një popullsie në plakje – dhe Zvicra nuk po i krijon vetë këta punëtorë të rinj, paralajmërojnë ata