Zvicranja arrestohet pasi e kanosi mashkullin kosovar përmes rrjeteve sociale

09:03 | 19 Prill 2024
zvicranja-arrestohet-pasi-e-kanosi-mashkullin-kosovar-permes-rrjeteve-sociale

Një person i gjinisë femrore është arrestuar pasi e njëjta përmes rrjeteve sociale kishte kanosur mashkullin kosovar, shkruan FrontOnline.

Pas kontrolles femrës me shtetësi zvicrane iu është gjetur substancë narkotike. Pas intervistimit e njëjta është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Komento: