Zyba i VV’së flet për mos përfshirjen e Bislimit dhe Aliut: Nuk ka asgjë për të shtuar për figurën e çmuar të tyre

11:08 | 13 Dhjetor 2024
zyba-i-vv’se-flet-per-mos-perfshirjen-e-bislimit-dhe-aliut:-nuk-ka-asgje-per-te-shtuar-per-figuren-e-cmuar-te-tyre


Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Salih Zyba, ka komentuar mos përfshirjen e Besnik Bislimit dhe Liburn Aliut në listën për deputetë, duke theksuar se kryesia e partisë ka pasur parasysh të gjitha kërkesat dhe nevojat e strukturës në hartimin e listës.

Zyba ka theksuar se nuk ka asgjë për të shtuar për figurat e çmuara si Liburn Aliu dhe Bisnik Bislimi, duke sugjeruar se vendimi është marrë pas një vlerësimi të plotë dhe të gjithanshëm.

“Kryesia i ka pas përbazë të gjitha, mund të jetë kërkesa ose nevoja të strukturës kjo nuk nënkupton që mund të ketë mos përfshirje në listë. S’ki as çka shton për figurat e çmuar si Liburni e Bislimi”, ka thënë Zyba për “Front Online”.

Ndryshe, edhe PDK, LDK, AAK-NISMA të mërkurën kanë prezantuar listën për deputetë.

Komento: