Zyberaj për Naim Murselin: Është fshehur mes nesh si i sjellshëm e humanist

13:57 | 03 Dhjetor 2023
zyberaj-per-naim-murselin:-eshte-fshehur-mes-nesh-si-i-sjellshem-e-humanist

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që kishte qenë këshilltar i Pacollit.

Zyberaj shkroi në Facebook se “sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit”.

Ai shkroi se Murseli ishte fshehur mes kolegësh “duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”.

“Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”, shkroi Zyberaj.

“Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën” shtoi ai.

Komento: