Zyra e Bashkimit Evropian: Po e studiojmë vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës

19:26 | 20 Tetor 2020

Zyra e BE-së ka thënë se po e studiojnë vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës.

Zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj, ka komentuar çështjen e shuarjes së Task-Forcës nga ana e Qeverisë.

Zyra e BE-së ka thënë se duhet një vullnet i fortë politikë për ta luftuar në mënyrë efektive korrupsionin.

“Siç e kemi potencuar në Raportin tonë për Kosovën 2020 dhe siç pranoi edhe EULEX-i në raportin për monitorim të publikuar dje, ka nevojë për një vullnet të fortë politik që të luftohet në mënyrë efektive korrupsioni”, ka thënë Zhivalj.

Tutje Zyra e BE-së ka konfirmuar se ky vendim i Qeverisë është duke u studiuar.

“Jemi duke studiuar vendimin e Qeverisë. Kosova është zotuar se do të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin në nivel të lartë, përfshirë këtu vis a vis BE-së, si në MSA ashtu edhe udhërrefyesin për liberalizim të vizave”, ka thënë ajo.

Komento: