Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit

23:05 | 29 Qershor 2026
zyra-e-be-se:-kosoves-i-duhet-stabilitet-institicional-per-te-perfituar-nga-momentumi-i-ri-i-zgjerimit

Zyra e Bashkimit Evropian ka thënë se Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së dhe Plani i Rritjes.

Deklarata vjen pas takimit të Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, me Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Palatova e ka pritur atë në takim përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër.

“🇽🇰 i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të 🇪🇺, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftim.

Komento: