Zyra e BE-së ul flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara në Kosovë

11:33 | 17 Prill 2024
zyra-e-be-se-ul-flamujt-ne-gjysmeshtize-per-grate-e-vrara-ne-kosove

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ulur flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara.

Përmes një postimi në “X” zyra tha se kjo u bë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore.

“Sot, flamuri i BE-së valëvitet në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftim.

Komento: