Zyra e Kurtit ia bën të qarta edhe ndërkombëtarëve 6 kushtet për themelimin e Asociacionit

16:43 | 02 Shkurt 2023

Këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja ka shpërndarë në Twitter fjalimin e Kryeministrit Kurti në gjuhën angleze, të mbajtur sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ku theksoi edhe gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kryeministri Kurti në seancën e sotme parlamentare për propozimin franko-gjerman dhe kushtet për zbatimin e një Asociacioni”, ka shkruar Podrimja në Twitter.

Kryeministri i vendit ditën e sotme e mori në konsideratë Asociacionin, derisa numëroi 6 kushte që Kosova të veprojë në drejtim të themelimit të tij:

“1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,
2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,

6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ishin kushtet që Kurti numëroi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Për këto kushte të Kurtit, ende asnjë reagim nuk është bërë nga ndërkombëtarët, ndërsa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i quajti “përralla” të Kryeministrit të Kosovës.

Komento: