ZYRTARE: AC Milan largohet nga Superliga Evropiane

13:59 | 21 Prill 2021

Pas Interit, edhe AC Milan ka njoftuar me largimin nga Superliga Evropiane.

Pas Atletico Madridit dhe Interit që konfirmuan largimin para disa orëve, Milan ka lëshuar komunikatë zyrtare.

“Zëri dhe shqetësimet e mbështetësve për projektin e Superligës ka qenë i fortë dhe i qartë dhe klubi ynë mbetet i njëjtë për opinionin e personave që e duan sportin”, shkroi klubi në komunikatë.

Tani, në Superligën Evropiane mbeten vetëm Real Madrid, Juventus dhe Barcelona.

Komento: