ZYRTARE: Andriy Shevchenko rikthehet në Serie A

13:47 | 07 Nëntor 2021

Shevchenko merr drejtimin e skuadrës së Serie A.

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A, Genoa.

Kjo është zyrtarizuar edhe nga vet klubi italian, që zgjodhi një formë interesante, duke e postuar flamurin ukrainas në Twitter.

Dje, Genoa njoftoi shkarkimin e Ballardinit nga posti i trajnerit.

Shevchenko do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2024.

Për pesë vite, Shevchenko ishte përzgjedhës i ekipit kombëtar të Ukrainës.

Komento: