ZYRTARE: Barcelona huazon këtë super lojtar te Real Betis

14:54 | 28 Dhjetor 2019

Barcelona huazon këtë super lojtar te Real Betis.

Carlos Alena është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar Real Betisit në huazim deri në fund të sezonit.

Real Betis përmes një njoftimi ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me Barcelonën.

“Real Betis ka transferin futbollistin Carlos Alena nga FC Barcelona. Lojtari arrin në huazim deri në fund të sezonit 2019/2020”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.

Alena ka qenë reprezentues i Spanjës në kategoritë U16, U17 dhe U21.

Lojtari ka debutuar te Barcelona që nga viti 2016, dhe në 24 ndeshje deri më tani, ka shënuar dy gola.

Komento: