ZYRTARE: Ish-trajneri i Spanjës merr drejtimin e kësaj skuadre

22:08 | 29 Dhjetor 2019

Monako aktualisht renditet në vendin e shtatë në Ligue 1.

Klubi i futbollit Monaco shkarkoi sot trajnerin Leonardo Jardim dhe emëroi Robert Moreno si shefin e ri të stafit.

Moreno, një ish-ndihmës i Luis Enrique te Spanja dhe trajner i parë për pak kohë, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2020.

“Ne kemi besim të madh në Moreno dhe aftësinë e tij për ta udhëhequr ekipin drejt suksesit”, tha zëvendës-presidenti i Monakos Oleg Petrov.

Monako aktualisht renditet në vendin e shtatë në Ligue 1.

Komento: