ZYRTARE: Jose Mourinho emërohet trajneri i gjigantit në Serie A

15:40 | 04 Maj 2021

Skuadra e Romës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Paulo Fonseca.

Trajneri më i ri i Romës do të jetë Jose Mourinho – i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2024.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet romakët përmes rrjeteve sociale.

“AS Roma ka kënaqësinë të ju njoftoj se Jose Mourinho do të jetë trajneri i skuadrës nga sezoni 2021/22”, thuhet në komunikatën e klubit.

Kujtojmë që Jose Mourinho së fundi u shkarkua nga skuadra e Premierligës, Tottenham Hotspur.

Komento: