Zyrtare: Kishte zhgënjyer te Milani, Andre Silva sapo u bë me skuadër të re

19:05 | 02 Korrik 2021

35 milion euro në total, Andre Silva transferohet te Leipzig.

Andre Silva është zyrtarisht lojtar i RB Leipzig, pasi e kanë blerë portugezin nga Eintracht Frankfurt për shumën e 23 milion eurove.

Gjithsesi kjo nuk është fatura e plotë që gjermanët kanë paguar. 12 milion të tjera janë paguar komisione dhe këst në dorë për transferimin e sulmuesit, i cili përfaqësohet nga menaxheri Jorge Mendes.

Sezoni i fundit i Andre Silva ishte fantastik, pasi shënoi me Eintracht Frankfurt në kampionat 28 gola. Me RB Leipzig ai ka firmosur për 5 vite.

Komento: