Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i ri i Juventusit

20:31 | 08 Gusht 2020

Tashmë edhe zyrtarisht është mësuar se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Juventusit.

Juventus kanë zyrtarizuar Pirlon si trajner të ri.

Andrea Pirlo është njeriu që do të zëvendësojë Maurizio Sarrin në krye të stolit të Juventus.

Pirlo ka nënshkruar kontratë të vlefshme me Juventus deri në fundin e sezonit 2021/22.

Vetëm 10 ditë më parë, Pirlo ishte emëruar në krye të skuadrës U23 të Juventus.

Thuhet se pas shkarkimit të Maurizio Sarri, presidenti Agnelli dëshironte që Pirlo të merrte drejtimin e skuadrës.

Komento: