Zyrtare, ky është vendimi për Salah dhe Firmino në ndeshjen kundër Barcelonës

13:58 | 06 Maj 2019

Salah dhe Firmino nuk do të luajnë kundër Barcelonës.

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpooli do të jetë pa Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i skuadrës angleze ka bërë të ditur se ata do të jenë pa dy lojtarët shkaku i lëndimeve që kanë pësuar.

“Që të dy, Mo dhe Roberto (Firmino) nuk do të jenë të gatshëm”, ka thënë Klopp në një konferencë për media.

“Salah është duke u trajtuar për lëndimin, por nuk do t’i lejohet të luajë. Ne nuk mund ta bëjmë atë”.

“Ai ndihet mirë, por lëndimi që ka pësuar nuk e lejon të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës.”, ka shtuar më tej trajneri gjerman.

Liverpooil dhe Barcelona do ta zhvillojnë nesër (e martë) ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve duke filluar nga ora 21:00 në Anfield. 

Komento: