ZYRTARE: Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës do të luhen në këta muaj

17:40 | 01 Prill 2020

UEFA ka mbajtur video-konferencën e ardhës me 55 vendet anëtare të saj, për të marrë vendime të reja rreth kampionateve.

Shtëpia e futbollit evropian ka marrë vendim edhe për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës se kur duhet të zhvillohen.

Fazat e fundit të dy garave të këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e coronavirusit vazhdon të shkaktojë kaos në kalendarin e futbollit.

Dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për në qershor do të shtyhen deri në vjeshtë për të liruar rrugën për përfundimin e sezonit 2019/20.

Pavarësisht kësaj situate UEFA është e vendosur që ky sezon të përfundojë, çfarëdo qoftë kostoja ekonomike apo faktorë të tjerët.

Kampionatet dhe garat evropiane për klube pritet të zhvillohen deri në fund të gushtit.

Komento: