
Liverpooli ka përfunduar nënshkrimin e sulmuesit të ri të Brentford, Joe Hardy për një tarifë të pazbuluar.
Hardy është një sulmues 21-vjeçar nga Wirral i cili më parë ishte në akademinë e Manchester Cityt dhe ka shënuar 40 gola në 80 ndeshje për‘Brentford B’, përcjell ORAinfo.

Brentford e ka konfirmuar transferimin në Kampionët Evropian, por Hardy tashmë është bashkuar me klubin e tij të ri dhe ishte në pankinën për nën-23-tëtë Reds kundër Man City të dielën pasdite./ORAinfo/