Zyrtare: Manchester United nënshkruan me talentin e madh

20:35 | 26 Gusht 2020

Dean Henderson nënshkruan kontratë pesë vjeçare me Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ përmes një komunikate kanë bërë të ditur se Dean Henderson ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë që Dean Henderson ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, që do ta mbajë në klub deri në qershor të vitit 2025, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit”, thuhet në njoftim.

Portieri sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Sheffield United, duke regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme.

Kjo kontratë e tij, ka hapur diskutime rreth të ardhmes së David de Geas në skuadër, të cilit edhe mund t’i lëkundet pozita e titullarit.

Komento: