Zyrtare: Meda emërohet president i skuadrës kosovare

09:39 | 15 Maj 2020

Meda i është rikthyer futbollit.

Këngëtari i mirënjohur, Mehedin Pergjegjaj (Meda) i është kthyer futbollit.

Ai është emëruar president i klubit të sapoformuar, Hajvalia 2020.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i ri në faqen zyrtare në Facebook.

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Meda më parë ishte president i Hajvalisë, e cila u shua para tri vitesh.

Ai iu është drejtuar futbolldashësve me një video mesazh.

Komento: