ZYRTARE: Merret vendimi për ndeshjes Danimarkë – Finlandë

20:25 | 12 Qershor 2021

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës do të vazhdojë sonte.

Mesfushori danez Cristian Eriksen është rrëzuar pa ndenja në tokë në minutën e 43-të të takimit ndaj Finlandës.

Për më shumë se dhjetë minuta ekipi mjekësor i danezëve i qëndruan mbi kokë lojtarit duke i bërë edhe reanimacion kardiopolmonar.

Pas shumë se dhjetë minutash ai u largua drejt spitalit, ndërsa UEFA ka konfirmuar se gjendja e tij është stabile.

Tani është marr vendimi që ndeshja të vazhdojë ku lojtarët e të dy kombëtarëve janë kthyer në fushë.

Vendimi është marr nga UEFA në bashkëpunim nga dy ekipet që kanë pranuar të dalin në fushë.

Do të zhvillohen pesë minutat e mbetura të pjesë së parë, ndërsa do të ketë vetëm pesë minuta pushim.

Ndeshja do të nis nga aty ku u ndal dhe do të fillojë në ora 20:30.

Komento: