Zyrtare: Merret vendimi për të gjitha aktivitetet sportive në Kosovës

20:37 | 11 Mars 2020

Është marrë vendimi për të gjitha aktivitetet sportive në vendin tonë.

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendimin që t’i të gjitha eventet sportive në vend të luhen prapa dyerve të mbyllura, si masë mbrojtje ndaj koronavirusit.

E gjithë Evropa është alarmuar nga epidemia, derisa Serie A ka shtyrë ndeshjet deri më 3 prill, dhe takimet në Gjermani, Spanjë e Champions League po luhen prapa dyerve të mbyllura.

Të mërkurën mbrëma, në Kuvendin e Kosovës me vota të deputetëve u vendos që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen në terrene të izoluara nga shikuesit.

Komento: