ZYRTARE: Milan nënshkruan kontratë me yllin e madh

11:55 | 09 Korrik 2021

AC Milan ka njoftuar që Davide Calabria ka rinovuar kontratën.

Skuadra italiane, AC Milan ka bërë të ditur që mbrojtësi Davide Calabria ka rinovuar kontratën e tij.

Calabria ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Rossonerët” që do ta mbajë atë deri në vitin 2025 në “San Siro”.

25 vjeçari ishte i lënduar në gjysmën e sezonit të fundit, ai ishte bërë pjesë e rëndësishme e paraqitjeve të mira të Milanit nën urdhërat e Stefano Piolit.

Calabria gjatë shtatë sezoneve me Milanin ka regjistruar 151 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola.

Komento: