Milani ka huazuar zyrtarisht sulmuesin Lorenzo Colombo te skuadra e Serie B, SPAL, ndërsa Jens Petter Hauge është afër Eintracht Frankfurt.
“AC Milan mund të njoftojë për një marrëveshje me SPAL për të dërguar Lorenzo Colombon në huazim”, thuhet në një deklaratë, përcjell ORAinfo.
“Klubi i uron Lorenzos gjitha të mirat për sezonin e ardhshëm”.
Colombo është një produkt i akademisë i cili kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim në Cremonese në Serie C.
Ndërkohë, Rossonerët janë gjithashtu në negociata të avancuara për transferimin e Hauge në Eintracht Frankfurt, sipas raporteve të shumta në Norvegji.
Sky Sport Italia pretendon se oferta origjinale prej 7 milionë eurosh u refuzua dy javë më parë, kështu që skuadra e Bundesligës është rikthyer me një propozim të përmirësuar.