Zyrtare: Shkarkohet trjaneri i klubit të madh në Premier Lig

12:20 | 20 Tetor 2021

Shkarkohet trajneri i Newcastle pas blerjes së klubit nga sheikët.

Newcastle United ka konfirmuar marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës me Steve Bruce.

Ashtu siç u prit që kur sheikët e Arabisë Saudite morën drejtimin, është raportuar që Bruce do shkarkohet, transmeton lajmi net.

Tani, klubi anglez përmes një komunikate konfirmoi se Bruce është larguar me marrëveshje të dyanshme.

“Newcastle United mund të konfirmoi që Steve Bruce është larguar nga pozita e kryetrajnerit me marrëveshje të përbashkët”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, thuhet se trajneri Antonio Conte mund të marrë drejtimin e klubit që brenda pak viteve do bëhet kandidat për tituj, në rast që bëhen investime, ashtu siç raportohet.

Komento: